Nisin punimet ne aksin Vore – Fushe Kruje, devijohet trafiku!
Written by rt on 13/09/2018
Aksi rrugor nga Vora ne Fushe Kruje do t’i nenshtrohet restaurimit duke filluar nga dita e sotme. Punimet kryesore jane prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; realizimi i te gjitha shtresave te reja ne te gjithe gjatesine e rruges dhe vendosja e sinjalistikes rrugore dhe e masave te sigurise rrugore. Nga dita e sotme do te behet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Preze. Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Preze eshte 45 dite. Ky segment do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve. Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores. Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistiken provizore te vendosur ne segmentin ku do te punohet si dhe udhezimet e policise.