Nis “turizmi zgjedhor” në Indi!

Written by on 07/05/2019

 

 

India do të mbajë zgjedhjet elektorale më 23 Maj . Pikërisht kjo është arsyeja pse prej muajsh ka nisur “turizmi zgjedhor” në vend. Për shumicën e turistëve India mund të jetë shtëpia  e tempujve ,kalave, festivaleve, ushqimeve, por për shumë të tjerë bëhet vendi ideal për tu zhytur në politikë, histori dhe kulturë. “Akshar Travels”, themeluar 22 vite më parë , frymëzuar nga koncepti ‘sondazhi i turizmit”, parë në Meksikë në vitin 2005, krijoi nocionin e “turizmit elektoral”, në vitin 2012. Sipas kompanisë, priten rreth 10 mijë turistë që do të marrin pjesë në turnetë zgjedhore indiane. Shumica e tyre do të jenë studiues, studentë, historidashës, si edhe gazetarë nga e gjithë bota, por kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Japonia. Themeluesi i kompanisë, është shprehur se sistemi indian është i shumëllojshëm dhe kjo tregon kulturën dhe dinamikën e vendit.

The Taj Mahal, Agra, Uttar Pradesh, India


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist