Nga sot Kosova funksionon me rregulla të reja

Written by on 31/05/2021

Nga sot në Kosovë do të zbatohen rregullat e reja që synojnë lehtësimin e shumicës së kufizimeve.Vendi ka hequr orën policore dhe ka zgjatur orarin e restoranteve për të shërbyer deri në 23:00 të mbrëmjes. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që klientët të mbajnë një metër distancë nga klientët në tavolina të ndryshme.

Po ashtu maska nuk është e detyrueshme për këdo që ecën vetëm në rrugë. Vijon të jetë e ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapacitetit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist