Nga sot Franca hapet edhe më shumë për turistët!

Written by on 09/06/2021

Dita e sotme në Francë shënon fazën tjetër në lehtësimin e kufizimeve të njoftuara nga presidenti Emmanuel Macron. Kapaciteti në muze dhe vende të tjera kulturore duke përfshirë kinematë dhe teatrot rritet deri në 5.000 njerëz ndërsa pasaportat e shëndetit kërkohen për çdo ngjarje me më shumë se 1,000 njerëz.

 

Qytetarët mund të lëvizin deri në orën 23:00 të mbrëmjes. Kjo masë është menduar të hiqet plotësisht më 30 qershor. Aktualisht mund të udhëtojnë në Francë personat e vaksinuar, ata që paraqesin një test PCR jo më të vjetër se 72 orë dhe ata që kanë një arsye thelbësore./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist