Nga 1 janari një taksë e re do të aplikohet për makinat tuaja!

Written by on 11/12/2019

Nga 1 janari për automjetet me standarde më të ulëta ekologjike do të paguhet tatim më i lartë. Ligji i ri për tatimin e automjeteve të mërkurën futet në procedurë parlamentare. Me këtë ligj parashihet që në vend të akcizës, në të ardhmen gjatë importit të automjeteve të paguhet tatim. Shkalla me të cilën deri më tani përcaktohej lartësia e shpenzimeve gjatë importit do të mbetet e njëjtë, vetëm se do të ketë shpenzime më të larta varësisht nga emetimi mesatar i dioksidit të karbonit, СО2.  Qeveria këtë ligj e paralajmëroi si masë për të luftuar ndotjen e ajrit dhe një nxitje për të zëvendësuar parkun e makinave. Të dhënat e fundit nga Drejtoria Doganore tregojnë se vitin e kaluar janë importuar 37,000 automjete. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të importuara, 88% kanë qenë automjete më të vjetra se 10 vjet, nga të cilat gati 90% kanë qenë diezel.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist