“Atlasi i bukurisë”,projekti që bashkon botën!

Written by on 11/12/2019

Fotografja Mihaela Noroc në vitin 2013 la punën e saj në Rumani për të nisur një udhëtim të gjatë rreth botës.Që atëherë, ajo ka vizituar të gjithë kontinentet, përveç Antarktidës. Ajo ka fotografuar mijëra femra në rrugën për realizimin e projektit të saj, të quajtur, “Atlasi i bukurisë”, ndërsa tashmë vetëm e pasuron atë me foto të reja.“Më shumë se kurrë, unë mendoj se bota jonë ka nevojë për një atlas bukurie për të shpjeguar se diversiteti është diçka e bukur, nuk është një arsye për konflikt”, shprehet Noroc.“Shpresoj se portretet nga “Atlasi i bukurisë” mund të sfidojnë shumë keqkuptime që ekzistojnë në mbarë botën”.Fotografja ka fotografuar femra të bukura në disa shtete europiane, në Amerikë, Australi, madje edhe në Afrikë. Noroc i publikon fotot në profilet e saj në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se po synon sigurimin e fondeve për të përmbushur qëllimin që i ka vënë vetes, botimin e një libri.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist