Nenshkruhet kontrata per nje tjeter hotel me 5 yje ne Shqiperi, kesaj here ne jug!

Written by on 24/12/2018

Nenshkruhet kontrata per nje tjeter hotel me 5 yje ne Shqiperi, kesaj
here ne jug
Pas disa kontratave te rendesishme te nenshkruara me investitoret e
brandeve me te njohura te hoteleve me 5 yje ne bote, qe kane pranuar te
investojne ne Shqiperi, nje tjeter hotel me 5 yje do te ndertohet se shpejti ne
bregdetin jonian, fale marreveshjes se nenshkruar mes grupit hotelier
Concord dhe operatorit italian te udhetimeve Alpitour, ne Rome, ku ishte i
pranishem edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Shqiperia ne
vitin 2018 pranoi 6 milione turiste, tha Klosi, duke shtuar se “sfida jone e
madhe per te arritur 10 milione turiste do te realizohet vetem nese kemi
investime te tilla”. Hoteli i ri me 5 yje, do te ndertohet ne jug te vendit, ne
Palase, me nje siperfaqe prej 2000 metra katrore dhe mbi 150 dhoma.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist