Ne Shqiperi pa viza!
Written by rt on 22/03/2018
Duke filluar nga 1 prilli deri me 31 tetor 2018, qytetaret e nente shteteve do te mund te hyjne ne territorin e Shqiperise pa viza, duke paraqitur vetem pasaporten.Keshilli i Ministrave ka miratuar si çdo vit kete periudhe 7-mujore, e cila lehteson ardhjen ne Shqiperi dhe favorizon turizmin ne vend.Lista kete vit perfshin Rusine, Arabine Saudite, Bjellorusine, Gjeorgjine, Katarin, Omanin, Tajlanden, Kinen dhe Bahrejnin. Krahas procedurave per marrjen e vizave, shtetasve u hiqet edhe si barre financiare pagesa e takses per vizen.