Në aeroportin e Gatwick në Londër, parkimi i makinave do i besohet robotëve.

Written by on 28/01/2019

Në aeroportin e Gatwick në Londër, parkimi i makinave do i
besohet robotëve.

Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti i Gatwick në Londër, duke filluar nga muaji gusht i këtij
viti, nuk do të mendojnë më për parkimin e makinave të tyre. Makina franceze Stanley Robotics,
mjeti mekanik i cili ka fuqi të ngjashme me një kamion, do t'i parkojë vet makinat e udhëtarëve,
ndërsa ata largohen për të udhëtuar me avion.
 
Flota e robotëve do t'i vendosë makinat më pranë njëra-tjetrës se sa është e mundur nga njeriu
dhe për këtë arsye zona e dedikuar do të jetë në gjendje të mbajë më shumë se një të tretën e
numrit të makinave që janë parkuar deri tani.

Zona e re e parkimit është menduar të jetë në terminalin jugor të aeroportit. Infrastruktura
ekzistuese, si shenjat e parkimit dhe sinjalistika do të ndryshojnë kurse rruga do të vishet me një
shtresë të lemuar, e përshtatshme për makinat robotike. Çdo makinë që do të parkohet, do
regjistrohet dhe do të korrespondojë me numrin e fluturimit të udhëtarit.

Prenotimi i këtij shërbimi do të bëhet nëpërmjet aplikacionit Stan, (emri i droidit). Teste të së
njëjtës teknologji tashmë janë duke u zhvilluar në Paris, Lyon dhe Düsseldorf.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist