Ndryshon tarifa doganore për mjetet që sjellin ndihma!

Written by on 30/11/2019

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që prej ditës së djeshme ka hequr tarifën e skanimi për të gjitha mjetet që sjellin ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti. Drejtoria në bashkëpunim me kompaninë S2 Albania ka mundësuar një sistem mospagimi të tarifës për mjetet e kategorisë së ndihmave humanitare për 30 ditët e ardhshme. Kjo nismë është ndërmarrë si shenjë solidariteti me të gjithë të prekurit nga tërmeti.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist