Universiteti i Tiranës njofton studentët, ja kur do të rifillojë mësimi!

Written by on 30/11/2019

Universiteti i Tiranës ka pezulluar mësimin deri me datë 6 dhjetor 2019. Këtë lajm e ka bërë të ditur rektori i universitetit Mynir Koni  i cili arsyeton pezullimin me situatën aktuale të rënduar edhe nga ana psikologjike pas tërmetit të 26 nëntorit.  Sipas Konit mësimi do të pezullohet deri në qetësimin dhe garantimin e sigurisë teknike të mjediseve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë. Situata  në vend po shkon drejt normalizimit,megjithatë lëkundje të njëpasnjëshme të tokës janë prezente.


Current track

Title

Artist

Background