Ndeshkim per bankieret qe demtojne valuten vendase.
Written by rt on 28/03/2019
Kjo jave ka shenuar rimekembje te Lires turke. Qeveria dhe Banka Qendrore premtuan se do të përdorin të gjithë mjetet në dispozicion për të stabilizuar çmimet dhe nuk do te hapin ankande të marrëveshjeve të riblerjes, që shihen si masa shtrënguese. Presidenti Erdogan paralajmëroi gjatë fundjavës se bankierët do të ndëshkohen nëse blejnë valuta të huaja duke pritur rënien e lirës. Dobësia e lirës rikujtoi krizën e vitit të kaluar që shtyu ekonominë turke drejt recesionit. Sipas analistëve, lira vazhdon të qëndrojë e cënuar nga goditjet dhe investitorët janë ende në alarm, pavarësisht rimëkëmbjes së ditës së diteve te fundit.