Misionet e emergjencave të huaja mbërrijnë në Tiranë!

Written by on 26/11/2019

Misionet e huaja të emergjencave civile të shteteve të huaja po mbërrijnë një pas një në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.Tirana Airport Partners njoftoi se avionët me ekspertë të emergjencave civile greke dhe ekspertë të sigurisë civile franceze, sapo janë ulur në pistë.TIA shpreh mirënjohjen për të gjithë njerëzit, punonjësit civilë, uniformat blu, Kosovën, të gjithë shqiptarë dhe të huaj që punojnë për të shpëtuar jetë.“Fjalët janë të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen e madhe për jetët e humbura, por mbetet në dispozicion të çfarëdo ndihme, për të lehtësuar sadopak situatën”, – theksohet në njoftimin e TIA-s.TIA thotë se, “operimet vazhdojnë normalisht dhe çdo pasagjer që ka nevojë shëndetësore në aeroport, është i lutur të kontaktojë në numrin e njësisë së ndihmës së shpejtë të TIA-s 0696030480. Solidaritet më shumë se kurrë”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist