Ja sa lëkundje u rregjistruan pas tërmetit të fuqishëm!

Written by on 26/11/2019

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit po monitoron të gjithë situatën e pas tërmetit dhe pasgoditjeve të lëkundjeve sizmike që prej orës 03:54 minuta të ditës së sotme. Sizmolog i IGJEUM, Rexhep Koçi shprehet se tërmeti i regjistruar mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, thellësi 40 km i lokalizuar në veri të Durrësit, u shoqërua nga një numër i konsiderueshëm pasgoditjesh, të cilat kanë qenë më të lehta çka provon rënien e aktivitetit sizmik gjatë ditës. Deri në orën 15:00 të ditës së sotme janë regjistruar 250 pasgoditje me magnitudë nën 5 të shkallës Rihter. Ai deklaron se nuk ka vend për panik pasi pavarësisht momenteve me ndonjë impuls më të lartë, lëkundjet sizmike pas tërmetit të parë kanë qenë të gjithë poshtë magnitudës 5 Rihter. Ai gjithashtu deklaron se tërmetet nuk mund të parashikohen por pas goditjes kryesore lëkundjet e mëvonshme nuk do të jenë aq të forta. “Shpresojmë që të mos jenë me impakt dhe me ndjeshmëri të lartë,” nënvizoi ai.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist