Tërmetet mbërthejnë Ballkanin! Pas Shqipërisë, tronditet një tjetër shtet!
Written by Radio Travel on 26/11/2019
Një tërmet me magnitudë 5,4 ballë Rihter, i regjistruar sot në orën 10:20 në Bosnje-Hercegovinë, me epiqendrën e tij 12 kilometra nga Nevesinje, në lindje të Hercegovinës, shkaktoi dëme materiale.Sipas raporteve të medieve lokale, tronditja zgjati rreth 20 sekonda dhe njerëzit dolën të frikësuar në rrugë.Në dyqane të gjitha produktet kanë rënë nga raftet dhe plasaritjet në shtëpi dhe ndërtesa janë regjistruar në shumë lokalitete, përfshirë Mostarin, kryeqytetin e Hercegovinës.Si rezultat i tërmetit të fortë, autoritetet e qytetit në Nevesinje kanë urdhëruar mbylljen e shkollave.