Mediat italiane propozojnë plazhet e Adriatikut
Written by rt on 26/06/2019
Media italiane “Notizie.it” e kaq vlerësuar Shqipërinë si një destinacion turistik që po tërheq italianët gjithnjë e më tepër. Turistët po zgjedhin pushimet në Shqipëri, në brigjet e Joni dhe Adriatikut, në kërkim të mirëqenies dhe qetësisë së brendshme. Në artikull janë dhënë vendpushimet kryesore bregdetare të vendit tonë dhe plazhet e Velipojës, Golemit dhe Divjakës janë cilësuar si thesaret e fshehura të brigjeve shqiptare. Brigjet detare të Jonit kanë ngjashmëri të mrekullueshme me Karaibet , është shkruar në artikull.