Më në fund dyert e kinemasë në Times Square hapen për publikun!
Written by Radio Travel on 08/03/2021
Një vit pas mbylljes së tyre për shkak të koronavirusit, qyteti i New York-ut ka lejuar më në fund rihapjen e kinemave. Mbajtja e maskës dhe distanca sociale janë të detyrueshme. Brenda ambienteve janë instaluar edhe disa filtra ajri që dezinfektojnë sallat ndërkohë që nuk do të lejohen më shumë se 50 persona.
Dyert e kinemasë në ‘Times Square’ u mbyllën që prej 17 marsit të vitit të kaluar duke shkaktuar një humbje të madhe në të ardhura./radiotravel.al