Mberrin carteri i pare nga Skandinavia me 130 turiste!
Written by rt on 12/05/2018
Kompania ajrore Daneze Jet Time me 130 turiste ne bord nga Skandinavia, mberriti per here te pare ne Aeroportin Nderkombetar “Nene Tereza” ne Rinas. Me kete rast, TIA mbajti nje ceremoni per te shenuar fillimin e operimit te destinacionit te ri nga kryeqyteti i Finlandes Helsinki, ne Tirane. Ky ishte grupi i pare i turisteve nga Skandinavia ndersa sot do te mberrijne te tjere nga Suedia dhe Norvegjia. Turistet nga vendet e Skandinavise jane shume te interesuar per te pare Shqiperine dhe kete vit pritet te shenojne shifra rekord ne vendin tone.