Mbërrijnë në Rinas mbi 45 mijë doza të vaksinës Pfizer!

Written by on 10/08/2021

Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, ka mbërritur një tjetër dozë e konsiderueshme vaksinash Pfizer mbrëmjen e djeshme.

Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se saktësisht kanë mbërritur 45.630 doza duke e cuar kështu numrin total të dozave në 1.8 milion.

Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë vaksinuar ende që të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për tu vaksinuar ndaj Covid-19. Deri më tani në vendin tonë janë kryer mbi 1.2 milion vaksinime.

 Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist