Mbërrijnë 56 mijë e 160 doza të tjera, të vaksinave Pfizer në vendin tonë!

Written by on 07/08/2021

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”,  kanë mbërritur 56 mijë e 160 doza të vaksinave Pfizer, kundër Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Në deklaratën e tij, thuhet se  këto doza do të ndihmojnë në procesin e vaksinimit masiv që është hapur përgjatë muajit gusht për të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç e sipër.

Muaji gusht do të jetë i hapur për të gjithë ata që duan të marrin vaksinën duke paraqitur vetëm kartën e ID./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist