Vaksina Johnson&Johnson efektive ndaj variantit ‘’Delta’’

Written by on 07/08/2021

Vaksinat anti-COVID të kompanisë amerikane Johnson & Johnson janë 71% efektive në shmangien e shtimit në spitale dhe 96% në parandalimin e vdekjes përkundrejt variantit “delta” të koronavirusit. Këto janë rezultatet që kanë dalë nga studimi më i fundit i kryer në Afrikën e Jugut. Në këtë studim kanë marrë pjesë plot 477 mijë subjekte të cilët kanë marrë vaksinën J&J nga shkurti deri në maj të këtij viti. Subjektet e studimit ishin punonjësit e sektorit shëndetësor të cilët ishin vazhdimisht të ekspozuar përkundrejt koronavirusit dhe variantit më të ri “delta”.

Më studimin e kryer nuk ka rezultuar as edhe një rast i vetëm me efekte serioze anësore pas marrjes së vaksinës e cila administrohet me një dozë të vetme, ndryshe nga Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna që duhet të merren me dy doza për të ofruar imunizim maksimal./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist