Maqedonia e Veriut shtrëngon masat/ Nga 1 shtatori hyrja në vend vetëm me dokumentacionin për Covid-19!

Written by on 19/08/2021

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse, qeveria ka miratuar masat e reja anti-Covid. Nga 1 Shtatori, qytetarët e vendit dhe të huaj, do të mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut nëpër vendkalimet kufitare vetëm me vërtetim për vaksinën ose vërtetim se e kanë kaluar Covid-in në 45 ditët e fundit ose me test negativ PCR jo më vonë se 72 orë.

Ky vendim ka hyrë në fuqi më 18 Gusht. Këto masa do të vlejnë edhe për pjesët e mbyllura të Qendrave Tregtare. Shërbimi i rendit është i domosdoshëm gjithkund ku do të ketë mbi 30 mysafirë. Mbetet ndalesa për dasma në ambiente të mbyllura, por lejohen ngjarjet tjera me 30% të kapacitetit me vërtetimet e nevojshme. Në seancën e fundit Qeveria ka miratuar edhe protokollin për masa preventive për zbatimin e Regjistrimit, si dhe për mësimin me prezencë fizike nëpër të gjitha shkollat.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist