Mali i Zi paralajmeron gardh me tela ne kufirin me Shqiperine!

Written by on 21/05/2018

Mali i Zi, duke pare rritjen e numrit te emigranteve te paligjshem qe kalojne permes vendit drejt Bashkimit Europian, po konsideron ndertimin e nje gardhi me tela ne kufirin me Shqiperine per te frenuar kalimin e tyre.Mijera emigrante nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut po arrijne ne vendet me te pasura evropiane, pasi kontrabandistet kane krijuar nje korridor te ri ne Ballkan duke kaluar permes Greqise, Shqiperise, Malit te Zi dhe Bosnje Hercegovines per te mberritur ne Kroacise. Shume vende kane siguruar kufijte e tyre me barriera fizike per zmbrapsjen e emigranteve. Keshtu, Hungaria vendosi nje gardh me tela ne kufijte e saj me Serbine dhe Kroacine gjate krizes ne 2015, kur me shume se 1 milione emigrante erdhen ne Evrope.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist