Makinat italiane, sot në qytetin e Beratit!

Written by on 11/05/2019

Koleksionistët italianë të manikave “Vintage” këtë të shtunë gjenden në qytetin e Beratit, të udhëhequr nga guidat profesionale të agjencise Albtours D. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Radio Travel, Kordinatori i Marketingut pranë Vas Group, Z.Andi Gorenca u shpreh se paraditen e kësaj të shtune grupi Italian i koleksionistëve kanë kryer një tour, në qytetin e Beratit, duke vizituar, Kalanë e qytetit, lagjen e famshme te Mangalemit dhe Goricën. Sipas Z.Gorenca, Berati këtë fundjavë është i mbushur me grupe turistësh nga vende të ndryshme të botës, të cilët shfaqin një interes të jashtëzakonshëm për të parë nga afër makinat e parkuara në qytet. Ata do të konsumojnë drekën në Berat dhe më pas do të nisen sërish drej Durrësit, për t’u akomoduar në Premium Beach Hotel. Stafi i hotelit me 5 yje ne Golem, ka përgatitur një mbrëmje ‘gala’, plot surpriza për italianët që po eksporojnë Shqipërinë me 26 makinat e tyre “Vintage”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist