Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, bashkë për të pastruar Adriatikun!

Written by on 11/05/2019

 

Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi , do të bashkohen për të pastruar detin Adriatik, nga mbetjet e plastikës. Projekti i përbashkët I quajtur “Mirëserdhe”, u prezantua në Kotorr, në një forum për makro-rajonin Adriatiko-Jonian. Që nga nisja e mbledhjes së të dhënave në 2018, plazhet shqiptare rezultojnë më të ndoturat me 240 kg mbeturina, prej të cilave 73% janë plastikë. Ekspertët bëjnë thirrje për rritjen e bashkëpunimit në të tre vendet, që do të përfshinte jo vetëm pastrimin e zonave të ndotura detare, por edhe gjetjen e mënyrave për parandalimin e ndotjes në detin Adriatik.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist