Magjia e Gramafonit ne kalane e Tiranes!

Written by on 01/03/2019

Magjia e Gramafonit ne kalane e Tiranes

Në Kalane e Tiranës, nje nga atraksionet me te reja ne kryeqytet eshte celur ekspozita e veçantë “Magjia e Gramofonit”.

Në këtë ekspozitë u paraqitën koleksionet origjinale të fonografëve dhe gramofonëve, si dhe disa disqe gramafoni, LP dhe vinyl-e. Përmes kësaj ekspozite Arkivi Qendror i Shtetit shpalos për publikun një anë të panjohur të tij, pasurinë muzikore që ruan heshturazi prej 30 viteve.

Pjesë e dhuratës së vitit 1986 ishin edhe disa seri revistash, si “The Monthly Letter”, “The Strand”, “Gramophone”, apo botime lidhur me historinë e gramafonit dhe muzikës, disa prej të cilave ishin të ekspozuara pranë koleksionit të gramafonëve.

Gjatë hapjes së ekspozitës të pranishëm ishin drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe njerëz të artit dhe kulturës.

“Ne duam që çdo pasuri arkivore që kemi ta pasqyrojmë dhe të jenë të asksesueshme për publikun, siç janë sot këto gramafonë. Me këtë ekspozitë vijmë ne tek njerëzit duke i njohur ata me objekte, histori si dhe me vlerat e trashëgimisë tonë. Gjithashtu këtë pasuri, siç është dhe ky koleksion gramafonësh që na e kanë lënë të tjerët, ne sot e ruajmë për t’ua lënë pasardhësve tanë”, – u shpreh Ardit Bido gjatë fjalës së tij në çeljen e kësaj ekspozite.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist