Ligj i ri per google dhe amazon!

Written by on 18/04/2019

Nje ligj I ri I propozuar nga Komisioni Europian eshte levizja qe Europa ka ndermarre per frenimin e kompanive online ne menyre qe te sigurohen qe ata i trajtojne rivalet dhe perdoruesit e tyre ne menyre te drejte. Google dhe Amazon do të duhet t’u tregojnë kompanive se si ata rendisin produktet në platformat e tyre, ndërsa Facebook dhe kompanitë e tjera të teknologjisë duhet të jenë më transparente në lidhje me kushtet e tyre sipas rregullave të reja të BE. Ligjvënësit në Parlamentin Europian dhanë aprovimin e tyre për ligjet e reja, të cilat do të duhet të miratohen edhe nga Këshilli Europian në muajt e ardhshëm përpara se të hyjnë në fuqi. Këto rregulla, të cilat do të mbulojnë 7,000 kompani online, do të synojnë tregun elektronik, dyqanet e aplikacioneve si dhe mediat sociale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist