Ky qytet historik ju paguan 300 dollarë çdo muaj nëse zhvendoseni këtu!

Written by on 17/02/2021

Qyteti i Natchez në Misisipi shpreson të tërheqë banorë të rinj duke i paguar për t’u zhvendosur atje. Përmes një programi stimulues të quajtur “Shift South”, punëtorët në distancë mund të paguhen deri në 6000 dollarë. Natchez është një ndër qytetet e fundit që fillon kështu një program stimulues për të rritur komunitetin e tij. Për t’u kualifikuar, banorët e rinj duhet të blejnë një shtëpi dhe të angazhohen për të jetuar në Natchez për të paktën një vit.

UNITED STATES - APRIL 15:  Springtime in Natchez, Mississippi (Photo by Carol M. Highsmith/Buyenlarge/Getty Images)

 

Në këmbim, ata do të marrin një pagesë paraprake prej 2500 dollarësh për t’u ndihmuar me kostot e zhvendosjes dhe pastaj 300 dollarë çdo muaj, përgjatë gjithë vitit. Ata që kërkojnë të shpëtojnë nga zhurma e qyteteve të shtrenjta mund të joshen nga kostoja e ulët e jetesës që vlerësohet të jetë në Natchez./radiotravel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist