As turistët e vaksinuar nuk i shpëtojnë karantinës nëse udhëtojnë drejt këtij destinacioni!

Written by on 17/02/2021

Ndërsa qeveria Australiane po planifikon të shtrëngojë kufijtë për mbërritjet jashtë shtetit, edhe udhëtarët e vaksinuar kundër COVID-19 do të duhet t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme dy-javore në hotel me shpenzimet e tyre. Shefi mjekësor i vendit Paul Kelly ia ka atribuar këtë vendim, faktit se nuk ka prova të mjaftueshme rreth aftësisë së vaksinave për të kufizuar transmetimin e virusit.

Image result for australia covid 19

 

Përhapja e vaksinave në vend pritet të fillojë në fund të muajit dhe aktualisht, shumicës së qytetarëve në Australi u ndalohet hyrja dhe kjo është një goditje për industrinë e saj të turizmit./radiotravel.al

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist