Kur do ta marrë veten industria ajrore? Ja skenaret e mundshme

Written by on 22/02/2021

Sipas raportit të shoqërisë së konsulencës Bcg, industria ajrore mund të rimarrë veten, vetëm në fund të vitit 2023. Ky është skenari më pozitiv, të  paktën nëse brenda këtij viti vaksina do të jetë shpërndarë gjerësisht në botë dhe nëse çdo pasagjer do të këtë mundësi të kryej një tampon të shpejtë para udhëtimit.

Image result for aeroplanes

Nëse skenari ndryshon, data mund të spostohet deri në vitin 2025. Ndër të tjerash, raporti këshillon kompanitë ajrore të tregojnë kurajë dhe të fillojnë ndryshimin  e strategjive të tyre. Sipas raportit, i goditur do të jetë veçanërisht sektori i fluturimeve ndërkontinentale, ato të business class, ndërkohë që udhëtimet turistike do ta marrin veten, pavarësisht specifikave./radiotravel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist