Kroçera me mijëra turistë mbërrin në Sarandë
Written by rt on 17/06/2019
Kroçera “MSC Musica” me rreth 2800 turistë ka vizituar këtë fundjavë brigjet e Sarandës. Turistët kanë vizituar Syrin e Kaltër, Ksamilin, Butrintin dhe kalanë e Lëkurasit. Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota. Vetëm këtë vit qyteti bregdetar ka pritur në portin e saj rezervimin e 42 kroçerave.