Kosova dhe Shqiperia lidhen nepermjet rruges se Borjes, perfundojne punimet

Written by on 18/09/2018

 

Kosova dhe Shqipëria lidhen tashmë përmes rrugës së Borjes, ku është edhe pika e kalimit kufitar pranë fshatit Glloboçicë në Kosovë.Pika kufitare shërben për kalim të këmbësorëve dhe shfrytëzohet nga banorët në të dy anët. Sipas FShZH, për të lidhur këto dy anë të kufirit kanë investuar qeveritë e të dy vendeve. Nga ana shqiptare gjatësia e rrugës Borje deri në pikën e kalimit kufitar është 2,5 kilometër ndersa në pjesën e Kosovës aksi është rreth 1.4 kilometër dhe tashmë ka përfunduar.Investimi në zonën e Borjes është me rëndësi jetike për banorët e këtij fshati, rreth 32 kilometër larg nga qyteti i Kukësit. Përveç zgjerimi të trupit të rrugës, u ndërtuan edhe veprat e artit, kanalet anësore të rrugës, nënshtresat dhe shtresat asfaltike. Rruga është e pajisur me elementë të sigurisë rrugore, mbrojtëse anësore metalike dhe sinjalistikën e nevojshme vertikale dhe horizontale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist