Kontrollet anti Covid sjellin kaos në kufi me Kosovën/ Krijohen rradhë kilometrike!

Written by on 31/08/2021

Qytetarëve shqiptarë, por edhe shtetasve te Kosovës që kthehen pas pushimeve në Shqipëri u është dashur të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin, ndërsa në këtë fund gushti situata bëhet edhe më kritike. Për shkak të kontrollit për tampon dhe dëshmi vaksinimi janë krijuar radhë kilometrike makinash në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

Rikujtojmë se edhe vendi ynë vendosi ashpërsimin e masave anti Covid për shkak të rritjes së rasteve pozitive dhe kërcënimit nga varianti Delta.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist