Mbërrin vala e re e Covid-19 në vend/ Komiteti I Ekspertëve ashpërson masat!

Written by on 31/08/2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ashpërsuar masat anti-Covid. Për shkak të përkeqësimit të situatës nga qarkullimi i variantit Delta, duke nisur nga shtatori disa kategori do të kryejnë vaksinim të detyruar, mosmbajtja e maskës do të shoqërohet me gjobë, ndërsa ora policore do të zgjatet nga 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Vaksina do të jetë e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, nga data 6 shtator.

Edhe në pikat kufitare janë ashpërsuar masat, si për shtetasit shqiptarë dhe ata të huaj. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID, në të kundërt do karantinohet për 10 ditë për ata që nuk kanë një nga dokumentet. Vala e re e Covid, sipas autoriteteve ka ardhur më herët se vjeshtë-dimri.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist