Kjo është linja e parë ajrore që do të testojë aplikacionin “Travel Pass”
Written by Radio Travel on 11/03/2021
Singapore Airlines do të bëhet linja e parë ajrore në botë që do të testojë aplikacionin celular “Travel Pass” nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror. Transportuesi do të nisë mjetin dixhital të verifikimit të shëndetit për pasagjerët që udhëtojnë nga Singapori në Londër nga 15 marsi, ndërsa testimi pilot do të vazhdojë deri në fund të marsit.
Pasagjerëve do t’i duhet të shkarkojnë aplikacionin në celularin e tyre dhe të krijojnë një ID dixhitale që përfshin fotografinë e profilit dhe informacionin e pasaportës./radiotravel.al