Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi, përfundon faza e parë e rindërtimit
Written by rt on 25/07/2018
Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi, përfundon faza e parë e rindërtimit
Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi, i’u nënshtrua një rikonstruksioni , që nisi në prill të këtij viti, dhe tashmë sapo ka përfunduar faza e parë e rindërtimit. Vendimi për rindërtimin e kishës erdhi si rezultat i kërkesës së vazhdueshme të komunitetit të fshatit Dhërmi për kthimin siç ishte përpara shembjes në vitin 1968 nga regjimi i kohës. Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe me mbështetjen e komunitetit u angazhua për rindërtimin e strukturës së jashtme të të kishës- muret, çatinë dhe pjesën e këmbanores. Kisha e Shën Thanasit daton në vitin 1671 dhe ka qenë e pozicionuar në krye të fshatit Dhërmi.