Na shtohet një tjetër “Park Natyror Rajonal”….
Written by rt on 25/07/2018
Na shtohet një tjetër “Park Natyror Rajonal”….
Ekosistemi turistik Bënçë-Kurvelesh me vlera të veçanta natyrore në jugun e Shqipërisë merr statusin “Park Natyror Rajonal” në mbledhejn e fundit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës. Nxitje për vendimin e fundit, ka qenë një studim disavjeçar, i gjerë dhe i detajuar, i realizuar nga Agjencia Joniane Mjedisore (AJMMI), një aktor partner i Bashkisë Tepelenë, me angazhimin e ekspertëve dhe inxhinierëve me përvojë në fushën mjedisore dhe gjeologjike. Miratimi i statusit Park Natyror Rajonal i territorit Bençë- Kurvelesh, në Bashkinë Tepelenë, përfshin identifikimin e resurseve mjedisore ekoturistike e kulturore të një zone me diversitet të spikatur në gjeomonumente, pasuri pyjore, ekoturistike e trashëgimi historike e kulturore.