Kërkesa nga SHBA plotësohet! Kosova dhe Shqipëria mirëpresin qindra afganë.

Written by on 16/08/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur, se më 16 korrik është kontaktuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ia ka përcjellë kërkesën e presidentit amerikan Joe Biden, që Kosova të strehojë përkohësisht civilët afganë, kërkesë të cilën ajo thotë, se e ka pranuar “pa asnjë hezitim”. Edhe Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane.Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook.

“Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo”, shkroi kryeministri Rama.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist