Aeroporti ndërkombëtar i Kabulit në kaos/ Afganët në tentativë arratisjeje!

Written by on 16/08/2021

Afganistani është tashmë në një eksod refugjatësh që po përpiqen të largohen pasi talebanët kanë marrë nën kontroll vendin. Kishte skena paniku dhe kaosi në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ku dhjetëra mijëra njerëz u përpoqën të iknin në një përpjekje të fundit dëshpëruese për të shpëtuar nga talebanët.

Më shumë se 60 vende, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se kushdo që dëshiron të largohet nga vendi duhet të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Ambasadat e huaja paralajmëruan shtetasit e tyre dhe qytetarët afganë se nuk është e sigurt të udhëtosh në aeroport, dhe se duhet të shkonin atje vetëm nëse iu ishte udhëzuar.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist