‘’Besa’’ e shqiptarëve përshëndetet edhe nga Amerika!

Written by on 16/08/2021

Kreu i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, senatori Robert Menendez ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të mirëpritur përkohësisht qytetarë afganë. Në një shënim në Tëitter, Menendez tha se edhe një herë populli shqiptar është duke i treguar botës se çdo të thotë ‘besa’.

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme të sigurt atyre që ikin nga sulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregon edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falënderimet tona”, shkruan Menendez.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist