Keni menduar të shkoni në fundjavë buzë detit? Ja si paraqiten temperaturat.

Written by on 27/08/2021

Shërbimi Meteorologjik ushtarak njofton se situata e paqëndrueshme që ka përfshirë vendin në ditën e sotme është pasojë e kalimit të masave më të freskëta dhe të lagështa. Ndërkaq në afatin kohor nga mesnata deri në mesditën e nesërme reshjet e shiut e përkohësisht shtrëngatat e shkurtra do të jetë prezente si pasojë e qarkullimit të së njëjtave masa.

Sipas informacionit të publikuar, më të prekura do të jenë pjesa bregdetare dhe zonat e ulëta dhe më tej moti do të vijë drejt kthjellimit. Për të gjithë ata që po mendojnë ta shfrytëzojnë fundjavën e fundit të gushtit në plazh, temperaturat në zonat bregdetare do të vijojnë nga 18°C deri në 31°C.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist