ARRSH po kujdeset ‘’të mbrojë’’ Urën e vjetër të Ali Pashës nga prurjet e shumta të lumit Vjosa!

Written by on 27/08/2021

Një nga atraksionet më të bukura turistike që tërheq vëmendjen e mijëra vizitorëve çdo vit duket se është nën rikonstruksion. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se aktualisht po vazhdon puna me dy grupe për të ruajtur urën e vjetër të Ali Pashës, si trashëgimi kulturore, e cila lidh Tepelenën me anën tjetër të lumit “Vjosa”.

Sipas njoftimit po punohet në pasarelën mbi lumin “Vjosa”, për vendosjen e gabionit me rrjetë teli e gurë kave në këmbët e urës duke shmangur rrezikun nga prurjet e shumta të lumit. Periudha e shirave, bën që prurjet në lumin Vjosa të jenë më të mëdha duke pasur kështu rrezik për cënimin e kësaj ure historike.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist