‘’Dezinformim I rrezikshëm mbi koronavirusin’’- YouTube heq mbi 1 milion video nga platforma!

Written by on 27/08/2021

Që nga fillimi i pandemise YouTube ka hequr më shumë se një milion video që përmbanin “dezinformacion të rrezikshëm mbi koronavirusin”. Deklarata vjen ndërsa platformat e medias sociale po kritikohen nga udhëheqës politikë se kanë dështuar të ndalin përhapjen e informacionit të rreme e të dëmshëm në lidhje me virusin e tema të tjera.

YouTube tha në një postim në blog se e ka mbështetur vendimin tek “qëndrimet për të cilat bien dakord ekspertët e organizatave shëndetësore”, por vuri në dukje se në disa raste, “dezinformatat janë më pak të qarta të kuptohen”, me daljen e fakteve të reja. Ndërkohë kompania njoftoi gjithashtu se po punonte për të përshpejtuar procesin për heqjen e videove te tjera rreth koronavirusit.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist