Greqia vendos masa të rrepta duke nisur nga 13 shtatori/ Pezullime nga puna dhe kufizim qarkullimi për të pavaksinuarit!

Written by on 27/08/2021

Të pavaksinuarit në Greqi pritet të përballen me kufizime të ashpra duke nisur nga 13 Shtatori. Sipas planit të rregullave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të pavaksinuarit do të përballen me vështirësi, duke nisur nga vendet e punës. Me shpenzimet e tyre, ata do t’u nënshtrohen një herë në javë testeve për Covid-19.

Akoma më shpesh, nga dy herë në javë do u nënshtrohen testeve, nxënësit dhe studentët, po ashtu edhe punonjësit në shërbimet e turizmit, restoranteve, mediave e teatrove.Gjithashtu do ndalohet hyrja e të pavaksinuarve në bare, restorante apo klinika shtetërore. Ndërkaq mjekët duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar deri më 1 Shtator, pasi pas kësaj date ata nuk do të lejohen të ushtrojnë profesionin deri sa të imunizohen ndaj Covid-19.

Radio Travel.al

Business woman with curly blonde hair wearing a mask sitting in office, Concept,contagious disease, covid 19, coronavirus.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist