Belgjika‘’merr frymë’’sërish/ Lehtësohen masat kufizuese!

Written by on 27/08/2021

Autoritetet shëndetësore belge kanë vendosur të heqin disa kufizime nga 1 Shtatori, pasi vendi është afër përmbushjes së objektivit të 70 përqind të popullsisë që do të vaksinohen në të gjitha komunat. Sipas njoftimeve, turistët që udhëtojnë në Belgjikë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ngjarje dhe aktivitete të shumta, të tilla si tubime private, ahengje dhe aktivitete të organizuara pa ndalim orari ose kufizim të kapacitetit.

Për më tepër, udhëtarët që do të frekuentojnë bare dhe restorante nuk do të kufizohen më nëpërmjet orëve të rrepta të hapjes dhe mbylljes dhe nuk duhet të aplikohet distanca midis tavolinave. Mirëpo klubet e natës do të jenë të hapura vetëm pas 1 tetorit.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist