Restoranti më i madh nënujor ka hapur dyert për të gjithë! Për ta vizituar duhet të niseni drejt Norvegjisë.

Written by on 27/08/2021

Under’, është restoranti më i madh nënujor në botë me një kapacitet total prej 100 vetash. Ai është i pari i këtij lloji në Europë, dhe funksionon gjithashtu edhe si një qendër kërkimore për jetën detare. Përvoja kulinare ka filluar të funksionojë së fundmi duke e kthyer Norvegjinë në një nga destinacionit më interesante për turistët.

Në Norvegjisht, “Under” do të thotë edhe “poshtë” dhe “çudi”. Gjysmë e fundosur në det, forma monolitike e gjatë e ndërtesës 111 metra depërton sipërfaqen e ujit për të pushuar më pas në shtratin e detit më në thellësi. Muret e trasha të betonit lejojnë që ajo t’i rezistojë presionit dhe tronditjes nga goditjet e detit dhe dritarja masive panoramike e restorantit ofron një pamje madhështore detare, pasi ndryshon gjatë gjithë stinëve dhe kushteve të ndryshme të motit.

Radio Travel.al


Current track

Title

Artist

Background