Kanada/ Zbulohet mosha e ujit më të vjetër në botë!

Written by on 20/08/2021

Uji më i vjetër në botë është zbuluar nga studiuesit në Kanada. Një kërkim 17-vjeçar i minierës Kidd Creek Mine të Ontario zbuloi ujin që ishte bllokuar midis shkëmbinjve për 1.6 miliardë vjet, sipas ekipit në Universitetin e Torontos. Pasi vizituan për herë të parë Kidd Creek në 1992, gjeologia Barbara Sherwood Lollar dhe kolegët e saj kishin qenë për shumë gjatë në kërkim të ujit të bllokuar brenda shkëmbinjve të zonës së vjetër të minierave.

Brenda ujit u gjet një lloj bakteri që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në tokë dhe ishte një nga të dhënat e para që burimi i ujit mund të jetë shumë më i vjetër nga sa mendohej.Mostrat u dërguan në Universitetin e Oksfordit dhe u testuan duke përdorur një spektrometër. U deshën katër vite prova rigoroze për të konfirmuar moshën e saktë për ujin.

Radio Travel.al

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist