Jeta pa teknologji; Nisma me nxënësit e Gjirokastrës për t’u kthyer te librat
Written by rt on 05/03/2019
Në Gjirokastër një shkollë e mesme ka vendosur të prezantojë nxënësit e saj me jetën e vërtetë jashtë shkollës për t’i larguar gjimnazistët nga përdorimi i teknologjisë dhe për të nxitur dhe orientuar dijet.
Diskutimet mbi te berit art nen diktature, shkrimi i fabulave dhe gjetja e personazheve nga jeta e përditshme, por edhe përjetimet e aktorit nën petkun e roleve të ndryshme ishin mes aspekteve me me shume interes për nxënësit.
Teknologjia dhe rrjetet sociale sigurojnë informacionin kryesor për nxënësit mbi mjedisin jashtë shkollës. Përpjekja për një hapje komunitare ishte për këtë shkollë një sfide që nuk dihej si do te pritej nga nxënësit, por edhe fillimi i një programi që do të synoje edukimin e qytetareve te ardhshme brenda shkollës.
Gjimnazi “Asim Zeneli” me një traditë gati 100 vjeçare në edukim në një formë origjinale ka vendosur të prezantojë nxënësit me një listë të gjatë personazhesh nga jeta e qytetit dhe e fshatit.
Ne vijimësi nxënësit do të njohin piktorë, artistë, publicistë gurë-gdhendës, blegtorë dhe profesioniste të zanateve të traditës.
Top Channel