Japonia kufizon veprimtarine e Airbnb ne vend!
Written by rt on 07/06/2018
Rregullat e reja ndaj platformes se rezervimeve Airbnb vijojne te ashpersohen ne shume vende dhe tani jane shtrire edhe ne Japoni. Sipas te dhenave te fundit te autoriteteve japoneze platforma duhet te eleminoje mbi 80% te njoftimeve per rezervimet e shtepive me qera nga turistet ne territorin japonez. Eleminimi do te vije konform rregullave te reja te miratuara nga qeveria japoneze ne lidhje me qerate turistike qe do te hyje ne fuqi me 15 qershor. Platforma duhet te reduktoje numrin e njotimit te shtepive me qera te disponueshme ne kete vend per turistet nga 62 mije ne 13 mije. Rregullat detyrojne pronaret e shtepive apo apartamenteve te destinuara per qira te shkurtra te regjistrohen direkt tek autoritetet shteterore dhe te mos kalojne afatin tavan prej 180 ditesh per qirate.