Ja sa shqiptarë punojnë në të zezë

Written by on 03/05/2019

Punësimi informal e vendos Shqipërinë në vend të dytë në rajon, pas Malit të Zi, ka konfirmuar  Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Kështu, sipas Këshillit, punësimi informal në Shqipëri përbën 30.3% të tregut të punës, çka do të thotë se, thuajse 1/3 e të punësuar në vend, punon në të zezë. Ndërkohë, aksioni i qeverisë për të formalizuar tregun e punës ka filluar që në vitin 2015, dhe shifrat tregojnë se, rezultatet nuk janë ende aty ku duhet. Në raportin për Shqipërinë, të përpiluar që në vitin 2018 thuhet se, informaliteti më i lartë raportohet në sektorin e manifakturës, si dhe në atë të shërbimeve, me rreth 40%.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist